Aktorja amerikane Winona Ryder ka zbuluar se ishte e dashuruar me Al Pacinon. Megjithatë, aktori e refuzoi sepse ishte shumë e re për të. Të dy luajtën së bashku në komedinë “Simone”. Në një intervistë për edicionin britanik të revistës Elle, 52-vjeçarja kujtoi se si ishte të punoje me këtë yll të Hollivudit. “Isha 22 vjeçe ose diçka e tillë. Ai më la në vendin ku po qëndroja dhe i thashë: ‘E di, të dua. Jam vërtet plotësisht e dashuruar me ty’ dhe ai tha: ‘Oh, zemër, jo’”.

Pastaj ajo vazhdoi të thonte me një buzëqeshje se rreth 10 vjet më vonë takoi të dashurën e tij, e cila është më e re se ajo. “Unë ende luaj poker me të ndonjëherë”-shtoi ajo. Aktori është i njohur prej kohësh për lidhjet me gra më të reja. Lidhja e tij e fundit e njohur ishte me 31-vjeçaren Noor Alfallah, me të cilën pati një djalë në vitin 2023.