Aktorja Erin Moriarty, e njohur për rolin e saj në serialin “The Boys”, ka njoftuar se vuan nga sëmundja Graves. Kjo sëmundje bazohet në një problem të sistemit imunitar që zakonisht ndodh tek gratë nën 40 vjeçe. Ajo që ndodh është se hormoni tiroide prodhohet tepër, pra hipertiroidizmi, i cili mund të çojë në humbje peshe, dridhje trupi, probleme me shikimin e ndryshime në rrahjet e zemrës.

Në një postim në Instagram aktorja shpjegoi se çfarë po i ndodhte: “Sëmundja autoimune manifestohet ndryshe tek të gjithë dhe në çdo trup. Përvoja juaj do të jetë e ndryshme nga e imja, dhe imja do të jetë e ndryshme nga e juaja. Një gjë që mund të them është se nëse nuk do t’ia kisha atribuuar të gjitha stresit dhe lodhjes, do ta kisha zbuluar më herët. Një muaj më parë më diagnostikuan me sëmundjen e Graves”.

Brenda 24 orëve nga fillimi i trajtimit, ndjeva dritën të ndizet përsëri. Dhe që atëherë është bërë vetëm më e fortë”-tha ajo. Krahas “The Boys”, aktorja ka qenë pjesë e disa filmave si “Blood Father”, “The Miracle Season”, “Catching Dust” etj.