Aktorja irlandeze Jessie Buckley ka fituar çmimin Oscar për ‘Aktoren më të Mirë’ për rolin e saj si Agnes Shakespeare në filmin Hamnet, me regji të Chloé Zhao.

Me këtë fitore, ajo bëhet aktorja e parë nga Irlanda që fiton këtë çmim në këtë kategori. Buckley ishte konsideruar prej kohësh favorite për Oscarin e këtij viti, pasi kishte fituar disa çmime gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve për interpretimin e saj emocionues.

Ndërkaq, regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta marrë çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Regjisorët e filmit nën emocione të mëdha përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Në këtë film, Bajrami interpreton një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.