Aktorja bukurosh Eva Longoria ka shprehur hapur simpatinë që ka për këngëtarin britanik, Ed Sheeran.
Gjithashtu aktorja amerikane e “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ka ndarë me të gjithë detajet kur manjati i medias meksikane, Jose Bason, i propozoi asaj për martesë. Por për bukuroshen, kjo është martesa e saj e tretë. Ndër të tjera ajo rrëfeu fiksimin që ka për yllin e këngës “Shape of You”.
“Kam simpati për atë, më shumë akoma pas momentit tim special. Teksa bashkëshorti im më propozonte për martesë, në sfond ishte kënga e tij,” tha Longoria.
4 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)