Një vendim i pazakontë ka ndodhur në Spanjë, ku aktorja Ana Obregon, 71 vjeçe, përmbushi dëshirën e fundit të djalit të saj të ndjerë, Ales, 27 vjeç duke përdorur spermën e tij të ngrirë, vezët e saj dhe nëpërmjet një nëne surrogate… ajo lindi vajzën e tij, Ana Sandra, në SHBA në vitin 2023.
Obregón është veçanërisht e njohur në Spanjë, pasi është shfaqur në shumë produksione të suksesshme televizive dhe filmike. Kohët e fundit ajo e gjeti veten në qendër të vëmendjes, pasi e vogla Ana Sandra, e njohur edhe si Anita, mbushi tre vjeç. Mbesa e saj, e cila ligjërisht konsiderohet vajza e saj, i kujton djalin që humbi.
Djali i Obregon vdiq nga kanceri në vitin 2020, në moshën vetëm 27 vjeç. Përpara se të fillonte kimioterapinë, mjekët e tij i kishin sugjeruar që të ngrinte spermën në rast se donte të kishte fëmijë në të ardhmen.
Pak para vdekjes së tij, thuhet se ai i shprehu nënës së tij dëshirën e tij të madhe për t’u bërë baba. Obregon vendosi ta përmbushte atë. “Aless im, u betova se do të të shpëtoja nga kanceri dhe dështova. Premtova se do të sillja në botë vajzën tënde dhe tani e mbaj në krahët e mi”, shkroi ajo emocionalisht në Instagram.



