Brad Pitt nuk e ka në plan që të pranojë një ofertë prej shumë milionë dollarësh për t’u ribashkuar me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, në ekran.

Kështu kanë deklaruar persona të afërm me aktorin e famshëm të Hollywood-it që e cilësojnë atë një “marifet publiciteti”.

Producenti Danny Rossner dëshiron që të punësojë ish-çiftin e famshëm për të luajtur të dashuruarit në filmin e tij të ri, të bazuar nga libri “The Hotel Martinez”.

Por burime pranë 60-vjeçarit, i cili është përpjekur që të finalizojë divorcin e tij nga 49-vjeçarja, që nga viti 2016, pohojnë se nuk ka asnjë mënyrë që ai të ‘ulë veten’ për të pranuar para për të punuar me dikë që i ka shkaktuar kaq shumë ‘dhimbje zemre’.

“Të gjitha paratë në botë nuk do t’a bënin Brad të shfaqej më në një film me Angelina-n”, tha një urim ekskluzivisht për “DailyMail.com”.

“Padyshim që do të ngjallte interes publik, por nuk është diçka që ai do t’a merrte në konsideratë për një moment”, vijoi burimi, i cili më pas shtoi:

“Ata aktualisht janë armiq. Kështu që nuk ka asnjë mënyrë që Brad të ulë veten që të paguhet me një shumë të madhe parash për të folur me Jolie”.

“Ajo i ka shkaktuar atij kaq shumë dhimbje dhe nuk dëshiron që rrethi i tij i brendshëm të flasë për të”, përfundoi burimi.

Ndërkohë kujtojmë se Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt në shtator të vitit 2016 pas një përleshje shpërthyese në avionin e tyre privat.

Që atëherë, Pitt është ndarë nga vajza e tij Shiloh, 18 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16 vjeç, si dhe tre fëmijët e tij të birësuar, Maddox, 23, Pax, 20 dhe Zahara, 19 vjeç.

Të dy u deklaruan ligjërisht beqarë në vitin 2019, por janë ende të përfshirë në një betejë ligjore në vazhdim, mbi pasurinë e tyre Chateau Miraval.