Belina Pupa ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilëve iu ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë.
“Si ishte kjo periudhë për ty”, ishte një nga pyetjet që fansat i kanë bërë bashkëshortes së aktorit të njohur, Elvis Pupa.
Në një foto të realizuar gjatë stërvitjes, ajo shfaqet me një buzëqeshje të qetë dhe jep përgjigjen për pyetjen në fjalë:
“Situata ka pasë ngarkesën e vet, por koha është treguesi më i mirë!”.

Me këtë përgjigje, Belina duket se ka dashur të përcjellë një mesazh force dhe durimi, duke lënë të kuptohet se pavarësisht vështirësive, koha gjithmonë tregon se çfarë vërtet ka rëndësi.
Kujtojmë se në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë Belina tregoi se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj por të dhëna me qira.
Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.
Gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, u shpall e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.




