Një 31-vjeçar, i cili pretendon se është djali i jashtëligjshëm i Jay-Z, ka mbetur ‘zemërthyer’ nga reagimi i ashpër i reperit të famshëm ndaj akuzave se ai ka sulmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.
55-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, këmbënguli se ai ishte viktimë e një ‘përpjekjeje shantazhi’.
Kujtojmë se të dielën u bë publike një padi civili kundër Jay-Z, ku pretendohet se Sean Diddy Comb ishte në krah të tij kur ndodhi incidenti i supozuar në vitin 2000.
Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Rymir Satterthwaite ka luftuar për një dekadë për të provuar se 55-vjeçari është babai i tij biologjik. Ai pretendon se nëna e tij e ndjerë, Wanda, ishte vetëm 16 vjeçe kur mbeti shtatzënë.
“Është zemërthyese dhe zhgënjyese të shohësh zotin Carter të përgjigjet ndaj akuzave për sulme të tilla”, tha ai për “DailyMail.com”, duke iu referuar deklaratës së Jay-Z.
“Nëna ime e ndjerë, Wanda, ishte vetëm 16 vjeçe kur mbeti shtatzënë me mua. Prej vitesh kam kërkuar qartësi për identitetin tim. Kjo nuk ka të bëjë me lakminë apo spektaklin, ka të bëjë me zbulimin e së vërtetës dhe sigurimin që të gjitha palët të mbajnë përgjegjësi”, ka vijuar 31-vjeçari.
Kujtojmë se rpeeri me famë botërore akuzohet se ka sulmuar një grua, e cila identifikohet si Jane Doe në dokumentet ligjore, në një festë pas festës së “MTV Video Music Awards” më 7 shtator të vitit 2000.
Padia ishte ngritur fillimisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut në tetor kundër Diddy-t. Ndërsa të dielën u bë publike versioni tjetër i padisë ku identifikohet reperi Jay-Z.
Ky i fundit në një deklaratë për “DailyMail.com” i mohoi pretendimet e bëra në padi, duke këmbëngulur se ai gjithmonë ka luftuar për ‘të mbrojtur fëmijët’.