Autoritetet në Los Angeles kanë arrestuar katër anëtarë të një grupi kriminal, që akuzohen për vjedhje. Sipas mediave të huaja, grupi akuzohet për vjedhje në shtëpinë e aktorit të famshëm, Brad Pitt, në muajin qershor të këtij viti.
Burime të Departamentit të Policisë së Los Angeles thanë për “ABC News” se autorët po synonin zonat e pasura në Los Angeles, por nuk po synonin konkretisht Pitt-in.
Ata u arrestua në lidhje me një tjetër vjedhje me thyerje dhe çështja do t’i paraqitet prokurorit të qarkut për një vendim akuze.
Shtëpia e aktorit të famshëm të Hollywood-it, në zonën Los Feliz të Los Angeles, u plaçkit nga hajdutët në qershor kur tre të dyshuar hynë me forcë në shtëpinë e tij përmes një dritareje të përparme pasi kërcyen mbi një gardh për të hyrë në oborr.
Pitt nuk ishte në shtëpi në kohën e vjedhjes për shkak të angazhimeve në udhëtim, ndërsa po promovonte filmin e tij të ri, “F1”.
Policia nuk konfirmoi se kush ishte banori i shtëpisë ose çfarë ishte vjedhur në atë kohë, por burimet konfirmuan se ishte shtëpia e Pitt pas raportimit të vjedhjes.