Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj , ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin, "Wake Up", ku foli për projektin më të fundit që mban titullin "T’kom dasht".

Gjatë intervistës, Albani foli edhe rreth një fotografie të publikuar 9 muaj më parë, ku shfaqet nudo në plazh. Ai nuk i shpëtoi dot pyetjes së moderatorit, Isli Islami, për të treguar kontekstin e kësaj fotoje.

Ramosaj tregoi se ka qenë shumë i pirë kur ka realizuar këtë pozë dhe shoqërohej nga një mike e tij e ngushtë.

"Edhe këtë foto që e kam nxjerrë nuk e kam bërë me tendencë për të thyer internetin apo për vëmendje.

Ai momenti ka qenë shumë nice. Kam qenë me një shoqen time. Kam qenë shumë i pirë. unë e konsideroj Instagram-in si foto album, nëse s’ju pëlqen mund të më hiqni", u shpreh ai.

Këngëtari shtoi se tani për tani nuk e ka ndërmend që të postojë foto të tilla provokuese.

[gallery ids="866047,866048,866049,866037,866050,866051,866054,866055,866056,866057,866059,864977,864971,864973,864975,864976,864972,864970,864969"]