Aldo dhe Livia kanë patur një bisedë të gjatë ditën e sotme me njëri-tjetrin. Në një moment, ai i thotë banores se ‘sot do të flasë troç’.
Banori i shprehu dëshirën Livias që ‘të njihen jashtë’. Duke qenë se në prime-n e sotëm të “Big Brother VIP 4”, një banorë do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Aldo tha se mund të jetë ai ose Livia, e për këtë arsye donte të fliste me të.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Është mundësi të shohim Livian e qetë, Livian me vlera
Livia: Jam shumë e qetë çuditërisht
Aldo: Nuk është çudi, janë ato arsyet që folëm
Livia: Këtu brenda e kam filluar me tension, tani jam e qetë deri diku
Aldo: Sot do të flas troç
Livia: Për?
Aldo: Ty
Livia: Kur?
Aldo: Kur të duash ti, se u lodha kështu, duke folur me metafora
Livia: Po unë nuk flas këtu
Aldo: S’ka gjë, do të flas unë, thjesht që të kesh të qartë çdo gjë
Livia: E ndjen të nevojshme?
Aldo: Po, do të doja të flisja para prime, se nuk i dihet mund të iki unë, mund të ikësh ti, edhe pse nuk besoj asnjërën
Livia: Do ia lëmë fatit
Aldo: Nuk besoj asnjërën, por edhe nëse dikush ikën, sinqerisht do të doja të njihja jashtë, sinqerisht. Po jashtë mund të jetë shumë vonë, në sensin…
Livia: Nuk e dimë se si do të shkojë
Aldo: Shumë vonë në sensin se mund të jenë dhe 3 muaj të tjera për jashtë, po këtu 3 muaj janë si një vit, e kupton?