Rozana ka biseduar me Rizartën për marrëdhënien e saj me Aldon dhe i ka shprehur se:
Aldo po të përdor, jo ty po kushdo të vinte Aldo do e përdorte. Të thash bëj lojën tënde, na kanë lodhur çiftet e pavërteta. E dimë që je e mirë por kur të përdorin ktheja me të njëjtën monedhë. Unë lojën nuk e kam me ty.
Rizarta:
Ju i sulmoni gjërat e vërteta. Të gjithë ju këtu.
Rozana:
Unë mbështes gjërat super të vërteta. Kjo e juaja nuk është e vërtetë, nga Aldo jo njëherë ndërsa ti je akull, e ftohtë, nuk të deshifroj dot. Ti je një vajzë racionale e cila je më e zgjuar se Aldo, më pëlqen që e ke kuptuar lojën dhe nuk do e lejosh veten të përdoresh.