Tashmë 50 vjeç, me një karrierë si balerinë dhe aktore, me një ish-bashkëshort 26 vjet më të madh, një të fejuar 20 vjet më të ri se ajo, një vajzë adoleshente, Alessandra Martinez është bërë sërish nënë pak muaj më parë. Ajo ka zgjedhur Vanity Fair për t’i prezantuar fansave dhe kuriozëve, Hugon, djalin e saj tre muajsh. Hugo është fryt i lidhjes së saj me Cyril Descours. Martinez shfaqet topless teksa ushqen me gji vogëlushin. Ndërkohë të hollat që ka përfituar nga shërbimi fotografik, ajo ka vendosur t’ia dhurojë “Abio”, një organizatë bamirësie për fëmijë.
Alessandra shfaqet në formë të shkëlqyer: “Dhjetëra vite sakrificë me dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike të përditshme, më japin një avantazh: kam një fizik ende të ri, elastik. Kisha shtuar disa kg gjatë shtatzënisë. Sigurisht që nuk hyra në dietë, por fillimisht kisha të përziera që më hoqën oreksin”, tregon ajo.
Ndërkohë Cyril tregon se ka asistuar gjatë lindjes dhe ndjen shumë instinktin atëror: “Përpara Hugo ishte si një “deja vu”: u ndjeva se kisha lindur për të qenë baba. Flemë pak orë gjatë natës dhe kemi pak kohë për veten. Përpiqemi të organizohemi me ndonjë ndihmë të vogël për të dalë ndonjëherë gjatë mbrëmjeve”.
31 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)