I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Alessio Alia. Modeli i njohur ka treguar më shumë detaje në këtë intervistë në lidhje me largimin e tij dhe arysen se pse e mori këtë vendim.

Ai person që jam jashtë, kam qenë dhe aty brenda në Big Brother. Siç të thashë që jam futur për qejf dhe dola për qejf. Është një eksperiencë që unë nuk do ta harroj kurrë, por gjithmonë ka një kufi dhe unë kam qejf që ta mbaj fjalën. Të betohem që nuk i kam rënë pishman sepse më pëlqeu shumë, por ishte koha për të dalë.

Por duhet ndonjë person si puna ime ndonjëherë. Jo të gjithë duhet të jenë për lojë sepse dhe loja e ka një kufi dhe aty kalohen gjithmonë, me sharje apo me njerëzit që nuk të respektojnë. Kemi nga publiku që duan të dëgjojnë ato që po bëhen tani, por edhe një publik tjetër që do të shohë edhe një mënyrë tjetër të njerëzve që janë me kulturë dhe që dinë të mbajnë fjalën dhe të mos ofendojnë. Gjithsecili ka vendi e vet.