Një ditë më parë, moderatorja e njohur Fatma Methasani festoi 26-vjetorin e lindjes. Teksa mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe të afërmit e saj, nuk munguan as surprizat e bukura e të veçanta.
Partneri i saj, Alfio Rrotani i kishte organizuar një festë surprizë. Shefi i kuzhinës madje kishte vendosur që në ditën e saj të veçantë edhe ti propozonte për martesë.
Alfio kishte menduar për çdo detaj që festa e ditëlindjes dhe propozimi për martesë të ishte i paharrueshëm. Në një ambient të jashtëm të mbushur me petale trëndafili dhe me një tortë gjigante, ai e ka pyetur Fatmën: “A do të martohesh me mua?”.
E sigurisht që përgjigja e moderatores është “Po”. Përveç propozimit kaq të bukur, Alfio më herët i dedikoi edhe disa fjalë mjaft emocionuese me rastin e ditëlindjes. Ai publikoi një foto ku shihen të dy bashkë me Noah në plazh, teksa ka shkruar:
“Dikur mendoja qe dashuria ishte thjesht nje enderr, derisa u dashurova me ty!❤️. gezofsh dhe 100 ditlindje te lumtura djelli i shpirtit tone!”.
Ndërkohë kujtojmë se në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.