Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, ka konfirmuar pak ditë më parë zërat se i ka dhënë fund lidhjes me moderatoren e njohur, Fatma Methasani.

Ai bëri një postim në “Instastory”, ku zbuloi se ishte ndarë nga Fatma dhe hodhi poshtë thashethemet për ndonjë tradhti.

Pavarësisht se çfarë thuhet në rrjet, Alfio po vijon jetën normalisht. Ai ka nisur pushimet në Dubai dhe ka ndarë disa foto me ndjekësit.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është vajza bionde që e shoqëron, Alfio e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj. Bukuroshja nuk është shqiptare dhe nga fotot vihet re që ka linja tepër seksi.