E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Sonila Velja, një grimiere shqiptare e cila ka korrur sukses në Itali, duke punuar me disa nga yjet më të njohur si Belen Rodriguez, Monica Bellucci apo Elettra Lamborghini.

Cila nga vajzat e ekranit të pëlqen më shumë për mënyrën se si shfaqet në publik me grimin e saj?

Alketa Vejsiu dhe Grida Duma. Kam shumë respekt dhe i adhuroj si femra, janë ikona e femrave shqiptare më të bukura, më me klas. Frymëzohem nga ato madje.

Po ato që grimohen më keq?

Nuk dua të flas sepse nuk është bukur… Luana Vjollca nuk më pëlqen, fare. Është shumë ekstravagante, shumë e ekzagjeruar. Ajo ngjan shumë e bukur po të jetë natyralisht. Grimohet shumë e ngarkuar. Nuk më pëlqen, e ka të rënduar jashtë mase. Ka shumë tipare të bukura natyrale.