Ajo është një prej personazheve më të pëlqyer e të ndjekur nga publiku shqiptar. Është fjala për moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen me statuset apo reagimet që bën herë pas here.

Alketa është gjithashtu edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, aty ku së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një prej ikonave më të mëdha të  kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.

Ky i fundit ka marrë pjesë  në eventin e modës  së oraganizuar nga Vejsiut gjatë fundjavës. Ndërkohë bashkëngjitur me foton, Vejsiu ka shprehur dëshirën për ta parë Timon në një film. Moderatorja gjithashtu ka treguar një ëndërr të saj, që të luajë një film me Fllokon.

"Vetem Timo Fllokon se prisja! De Niro i kinemase shqiptare qe meriton aq shume Oscars! Duam te shohim nje film me Timon! Kinemaja shqiptare ka kuptim me Timon! Dhe… me shume modesti nje enderr qe po e them! Shpresoj shume qe te luaj nje film me ty! Ne fakt vetem nese je ti Aktori Kryesor mund te mendoj qe te luaj nje film! Te dua shume Tomo! KiteKat❤", shkruan Alketa.

[gallery ids="880132,862312,862311,862307,862305,862309,880131,880133,880134,862310,862308,880136"]