Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amanda Çela, kolege dhe mikeshë e një prej banoreve të “Big Brother VIP 4”, Danja Kokës. Si e sheh ajo rrugëtimin e saj deri tani dhe situatat e ndodhura në shtëpi?
G-Bani është shprehur: “Jo e adhuroj, por e admiroj. Çfokusohem kur e shikoj dhe ia dëgjoj zërin. Kur e shikoj, fikem.” Si të duket kjo deklaratë e G-Banit, kështu dashurohen të gjithë me Danjën?
Edhe unë po të isha mashkull, do e adhuroja, kam përshtypjen. Nuk jam shumë dakord me ‘fikem’, sepse nuk po shikojmë të fiket dhe aq. Nuk e besoj. Përpos faktit që mendoj që dikush që e nisi rrugëtimin me një pëlqim për një natyrë si Valbona, nuk mund të kalojë kaq shpejt në një pëlqim për një natyrë si Danja. Janë si nata me ditën. Kështu që nuk e besoj këtë gjë. Ndoshta G-Bani admiron në përgjithësi femrat e forta, autoritare, por nuk e besoj si pëlqim të vërtetë. Mendoj që është pjesë e lojës së tij./TAR