Klubi italian i Vicenzës, që aktualisht militon në Serinë C, deklaroi falimentimin në 18 janar të këtij viti dhe është në vështirësi financiare.


Por duket se shpëtimi po vjen nga aktorja e filmave për të rritur, e famshmja Amadha Fox. Kjo e fundit, një tifoze e deklaruar e Vicenzës, ka realizuar një kalendar me foto mjaft ‘të nxehta’, që në fund të vitit të kaluar dhe vetëm dje ka deklaruar se 10% e të ardhurave nga shitjet e tij, do të shkojnë për klubin.


Nuk dihet ende se sa kanë qenë të ardhurat totale nga shitjet e kalendarit të Amandhës, por mediat italiane aludojnë se shuma do të jetë e mjaftueshme për të likuiduar pagat e futbollistëve të skuadrës.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)