Pesëmbëdhjetë muaj martesë, 7 muaj për të finalizuar një divorc dhe 7 mln dollarë të paguara nga ai dhe të arkëtuara nga ajo. Këto janë shifrat e lidhjes tashmë zyrtarisht të mbyllur mes Johnny Depp dhe Amber Heard.


Ky është në fakt vendimi i një gjykatësi në SHBA për të mbyllur praktikat e divorcit mes dy aktorëve të famshëm të Hollivudit.


Sipas asaj që ishte përcaktuar tashmë që në gusht të vitit të shkuar si pjesë e një zgjidhje divorci, Depp, do të duhet të paguajnë 7 milionë dollarë për ish-bashkëshorten e tij.


Heard që kishte paraqitur kërkesën për divorc majin e shkuar në atë kohë kishte deklaruar se do t’i jepte për bamirësi paratë e ish-bashkëshortit. Shkak i divorcit mes të famshmëve u bë dhuna që sipas Heard, Depp kishte ushtruar vazhdimisht ndaj saj.


14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)