Avokatet e aktores së famshme, Amber Heard, kanë paraqitur një kërkesë për një gjyq të ri pas humbjes së saj në një padi për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp në qershor të këtij viti.
Sipas The New York Times, ata pretendojnë se gjyqi i mëparshëm është mbajtur në gjendje të gabuar dhe kritikojnë vendimin e gjyqtarit për të injoruar provat e favorshme për Heard.
Kërkesa u dorëzua nga përfaqësuesit e aktores javën e kaluar. Ndër provat e refuzuara në këtë çështje që do ta ndihmonin Heard-in të provonte se ajo ishte viktimë e dhunës janë dokumentet e nënshkruara nga mjekët që vërtetojnë abuzimin nga Depp.
“Gjykata e pengoi në mënyrë të pahijshme jurinë të shqyrtonte disa raste të veçanta në të cilat Heard raportoi abuzimin e Depp te një profesionist mjekësor”, argumentojnë avokatët.
Amber u shpall fajtore për deklaratat e bëra në një artikull të shkruar në The Washington Post, në të cilin ajo akuzoi Depp për abuzim. Në vendim, juria përcaktoi se aktorja do të duhej të dëmshpërblente ish-bashkëshortin e saj për 15 milionë dollarë . Por Amber do të paguajë rreth 8 milionë dollarë.
Apeli i Heard kritikon gjithashtu vendimin e gjykatës që gjyqi mund të mbahet në Virxhinia, bazuar në argumentin e avokatëve të Depp se serverët kompjuterikë të Ëashington Post janë atje. Avokatët e Heard donin që çështja të zhvendosej në Kaliforni, ku jetonin dy aktorët.
Përveç kësaj, Depp u dënua edhe me 2 milionë dollarë për shpifjen e Amber Heard. Kështu, shuma prej 15 milionë dollarësh u reduktua në 8.35 milionë dollarë. Lidhur me rastin e Heard kundër Depp, aktori u shpall fajtor për një nga tre akuzat. Ylli i “Pirates of the Caribbean” do të duhet t’i paguajë 2 milionë dollarë dëmshpërblim moral ish-bashkëshortes së tij. Amber kishte kërkuar 100 milionë dollarë si dëmshpërblim.