Aktori Amos Zaharia ishte një nga banorët më të përfolur të edicionit të dytë të Big Brother Vip 2. Në një intervistë për Shqipëria Live, ai tha se çfarë do të bënte ndryshe në eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të fashmë në Shqipëri.

“Do bëja ndryshe…do shmangia ato gjërat për të cilat publiku i keqkuptoi me dashamirësi. Megjithatë të shkuara të harruara jeta vazhdon”, tha Amos dhe pastaj filloi të qeshë.

Çfarë i the Deas, pasi doli në finale?

I thashë që më erdhi keq se pse doli, dhe që prisja të ishte të paktën në dyshen e fundit. Megjithatë rrugtimi i Deas ka qenë shumë i bukur dhe i gjatë.