I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej. Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.
Si e ka parë Anaid Kaloti këtë edicion të katërt të BBV?
Më është dukur më i suksesshëm dhe më i bukur se i treti dhe uroj të jetë më i keq se i pesti. Personazhet kanë qenë goxha të mirë, për vetë faktit që kishim deri në minutat e fundit një garë që nuk e dinte asnjë se kush ishte fituesi, e bënte lojën më interesante sepse të gjithë diskutonin a është Gjesti apo Rozana pavarësisht se Gjesti kishte një influencë të madhe në rrjet në shoëbiz dhe në publik, prapë se prapë çmimi ishte i kontestuar deri diku.
Ka pasur shumë dinamika të forta, disa nga banorët që kanë dalë njëherë nga shtëpia janë rikthyer prapë. Në numra ka qenë i jashtëzakonshëm, YouTube-i i “Big Brother”-it këtë vit nuk ka qenë ndonjëherë në historinë e jetës së vetë, numrat në Instagram ku faqja kaloi 1 milion followers.
Më tej ai shtoi se:
‘Prime’-t gjithmonë pas 24 orëve ishin 2 milion e gjysmë apo 3 milion ndjekës. Interesin e ka pasur goxha të madh.