Konsiderohet si martesa më e bujshme e vitit ajo mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe ditët e fundit po përflitet për një afrim të datës së ceremonisë. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, çifti “Brangelina” mund të martohet këtë fundjavë. Në kështjellën Miraval, në jug të Francës, kanë mbërritur disa të ftuar, ndonëse zyrtarisht thuhet e janë ftuar për të marrë pjesën në festën për 50-vjetorin e martesës së prindërve të Brad Pitt, Jane e Bill.


Ndërkohë nuk janë të paktë ata që mendojnë se kjo është vetëm një koperturë: “Brad ka mbërritur për të ndjekur përgatitjet, por nuk kanë ardhur të gjithë. Kanë thënë se do bëjnë një festë për Jane e Bill, por disa mendojnë se mund të jetë dita e martesës së tyre. Madje edhe argjendari i Angelina ka mbërritur këtu”, ka thënë një burim për “The Sun”, i cili ka shtuar se Clooney pritet të jetë dëshmitari i dhëndrit. “George e Brad janë miq të mirë, absolutisht që nuk do të mungojë. Tani ndodhet në shtëpinë e tij në Itali, por mund ta arrijë Marsejën për një orë”, vijon burimi për “The Sun”.


10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)