Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, së fundmi është parë në disa evente me të dashurin e saj të përfolur, 40 vjeç.

Duket se 49-vjeçarja është gati t’i japë dashurisë një tjetër shans me reperin Akala, i cili është më i ri se ajo. Aktorja mesa duket e ka konfirmuar lidhjen e saj me të përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Daily Mail” shkruan se Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompaninë e saj “Atelier Jolie” gjatë fundjavës në New York City.

Faqja zyrtare në “Instagram” e kompanisë së Jolie ka postuar një galeri fotografish dhe në një prej imazheve shfaqet reperi 40-vjeçar.

View this post on Instagram

A post shared by Atelier Jolie (@atelierjolieofficial)

Të dy janë parë së bashku në disa raste në Nju Jork. Jolie ishte e martuar më parë me aktorin Brad Pitt, por të dy u ndanë në vitin 2016, pasuar nga një betejë e gjatë ligjore.