Vëllai i vogël i Angelo Harunit, Dario, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ndau detaje personale dhe profesionale për banorin e Big Brother VIP 5.

Ai foli për strategjinë e Angelos brenda shtëpisë, marrëdhëniet me banorët dhe mënyrën se si po e luan lojën.

Dario zbuloi edhe aspekte nga jeta jashtë kamerave, duke e përshkruar Angelon si një person punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes. Sipas tij, pjesëmarrja në BBV është një vendim i menduar gjatë dhe jo rastësor.

I pyetur nëse është aty brenda për të krijuar një lidhje dashurie, Dario u përgjigj:

“Këtë nuk e di. Në klipin prezantues e ka përmendur se i pëlqejnë brunet. Por nuk jam i sigurt nëse është lojtari që do lidhet, është lojtari që nëse lidhet do të fitojë”.

“I pëlqejnë brunet por një ish-e tij është bionde. Kam parë portalet kudo të flitet për to. Mendon se e penalizon fakti që ka qenë i lidhur me një figurë publike apo jo?”, e pyeti menjëherë Sidorela Gjoni.

Vëllai i banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përgjigj shkurt:

“Për këtë nuk komentoj sepse është çështje e tij”.

“Angelo është beqar kjo është e qartë”, vijoi Sidorela dhe Dario u shpreh:

“Mesa di unë po”.