Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” vëllai i Angelo Harunit, Dario. Ky i fundit ndau me publikun detaje personale dhe profesionale të banorit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”.
Vëllai i moderatorit të njohur tregoi edhe disa aspekte nga jeta jashtë kamerave, duke e përshkruar Angelon si një person punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes. Sipas tij, pjesëmarrja në BBV është një vendim i menduar gjatë dhe jo rastësor.
Gjithashtu ai foli edhe raportin e tyre shumë të fortë:
“Kemi tre vite diferencë, unë jam më i vogël. Rreth pesë vite më parë, Angelo më ka shpëtuar jetën, kur unë kam qenë në një fshat diku në Vlorë ose në Sarandë. Isha në një situatë emergjente mjekësore dhe ai erdhi nga Tirana në atë fshat më shpejt se urgjenca. Kështu që më ka shpëtuar jetën jo vetëm një herë por edhe disa herë të tjera. Kjo është një pjesëz e shkurtër që mund të ndaj nga çfarë vëllai kam”.
I pyetur nëse kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, ai tha:
“Kohën që kalojmë si familje dhe si vëllezër e kalojmë në mënyrë shumë cilësore. Nuk kemi asnjë kafe bashkë ku mund ta kalojmë duke qëndruar kot, duke folur për muhabete pa një lloj thelbi. Jo se flasin se sbën për libra, për filozofi dhe ekonomi, flasim edhe për ato, por çfarëdo muhabeti si të jetës sonë të përditshme e trajtojmë në mënyrën më të thellë, i hyjmë me themel, e shikojmë si strategji, secili jep mendimet e veta. Rrihemi në bisedë, debatojmë, zihemi në bisedë dhe mirëkuptohemi”.



