Banori i “Big Brother Vip” Angelo në klipin e tij prezantues, deklaroi se ishte i hapur për një lidhje dhe se i kishte fiksim vajzat brune me vetulla të trasha.

Por sot, në një intervistë për “Braking” në Top News, vëllai i tij, Dario Haruni, e ka hedhur poshtë këtë deklaratë. Ai tha se ishte lojë e Angelos, pasi ai pëlqen vajzat bjonde dhe kokëkuqe.  Dario zbuloi dhe detaje për ish-partneren e vëllait, teksa tha se ishte lidhje toksike që mori fund para më shumë e një viti.

“Angelo ka patur qejf bjondet dhe kokëkuqet, asnjëherë nuk e kam parë me brune. Kjo ka qenë lojë e tij. Deri tani nuk e shoh të përshtatur me asnjë vajzë aty, pres të jetë një hyrje e re që të mos jetë e njohur nga një emision si ‘Për’puthen’.

Sepse ndryshe dalin të njohur dhe nga ana tjetër, ish-konkurrentët e këtij emisioni ndjekin njëri-tjetrit. Ai është shkëputur nga një lidhje shumë e gjatë, që ai e cilëson si shumë toksike. Në një lidhje me Stelinën? Jo nuk e besoj sepse ai ia ka thënë që i vjen keq dhe pas një lidhje je toksike i duhet të paktën 6 muaj që ta kalosh. Angelo ka mbi një vit që është ndarë nga ish-partnerja. Angelo në një lidhje ka teka të justifikuara, nuk shkon tek vajza për pamjen, ai kërkon të bëjë dhe një bisedë të thellë, të ndajë gjëra. Nëse një ish-e dashura e tij do hynte në shtëpi, nuk do krijonte gjë. Për Angelon një ish është një ish.”- tha ai.