Gazetarja e njohur e Top Channel, Anila Hoxha, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Në një moment gjatë intervistës, u duk sikur moderatori i njohur e vuri paksa në siklet Anila Hoxhën, teksa i bëri një pyetje në lidhje me jetën e saj private.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Je e dashuruar? Të vendosësh Anila Hoxhën në pak jo rehati, është e rrallë.
Anila: Më vendose pak
Ronaldo: Ça është dashuria për ty?
Anila: E prisja të më bëje pyetje të guximshme, në sensin që duke ndjekur se ça ndaj unë me publikun, isha e sigurt që s’do më bëje pyetje ‘a je e martuar, a je e dashuruar?’.
Ronaldo: Dashuria është e bukur
Anila: Patjetër që dashuria është e bukur, ka disa lloje, dashuria për veten, për njerëzit. Përditë mund të takojmë njerëz që nuk i duan njerëzit. Pastaj është ajo dashuria e bukur që ti me zor po pret një përgjigje por nuk e do e jap me kushtin që kur të vij në emisionin tjetër ta them.