
Anita Haradinaj është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan momente të ndryshme me fansat e shumtë.
Së fundmi, Anita ka publikuar një fotografi mjaft romantike dhe intime, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Ramush Haradinaj.

“Spat qare pa m’puth pak”, ka shkruar Anita në foton ku shfaqet duke u puthur në buzë me partnerin e saj.
Ndryshe, në familjen e ish-kryeministrit sot ka festë pasi që djali i tyre Trimi feston ditëlindjen e 10-të. Anita e uroi me një fotografi duke i shkruar një urim special.
