
Trafiku i ngarkuar në Tiranë ka bërë që reperi i njohur, Noizy, të nervozohet dhe të reagojë publikisht.
Me anë të një positmi në “Instagram”, Noizy shprehet se ky trafik i Tiranës të jep përshtypjen sikur në këtë vend jetojnë 20 milionë njerëz.

“Trafiku i Tiranës është i pabesueshëm, sikur të jetonin 20 milionë njerëz këtu”, shkruan ai.
Ndërsa përsa i përket projekteve muzikore, “Bando Diaries” është projekti i fundit i Noizyt, në bashkëpunim me Dutchavellin, One Four, Kekra dhe Divine.
