E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Dea Vieri, për një rrëfim të patreguar më parë. Dea ka ndarë detaje nga një problem i saj shëndetësor, si po e menaxhon tani, por dhe shumë të pathëna të tjera…
Duke treguar se si e përjetoi ardhjen e ciklit të saj menstrual për herë të parë, Dea rrëfeu se ishte shumë e emocionuar dhe mezi priste të bëhej zonjushë. Por theksoi gjithashtu se sa pak flitet për menstruacionet dhe në përgjithësi mbahet sekret si temë…
“Herën e parë kur më ka ardhur cikli menstrual, nuk kam patur probleme. Mbaj mend mamin që më shpjegoi se çfarë mund të përdorja, qetësuesit, etj. Por mbaj mend gjithashtu që mbahej shumë sekret, historikisht. Mbaj mend një vajzë në shkollë, ka qenë e ulur dhe iu bë karrigia pis, iu bë legjendë e madhe. Çunat që i thoshin se çfarë ka ndodhur. Lajmi i ditës. Dhe mbaj mend që ajo ka qarë dhe ka marrë një bisturi dhe e ka gërryer karrigen për të hequr shenjën e gjakut, aq turp i erdhi”, tregoi Dea Vieri. /TAR/


