Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka shpërndarë një reagim të gjatë dhe të fortë në rrjetet sociale, ku ka treguar detaje të rënda nga martesa e saj me reperin Fero.
Ajo ngriti akuza të shumta, duke përmendur dhunën fizike, tradhtinë, përdorimin e substancave, mungesën e mbështetjes prindërore dhe manipulimin.
Në mesazhin e saj, Arbenita thekson se shpesh është gjendur e vetme për të përballuar barrën financiare të familjes, ndërsa vajza e tyre, Nina, sipas saj, ka qenë dëshmitare e sjelljes së dhunshme të reperit, gjë që e ka traumatizuar.

Ajo tregon gjithashtu se, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i dhënë Feros mundësinë të shihte vajzën, ai ka refuzuar kushtet e vizitave të sigurta dhe ka zgjedhur të krijojë drama në internet.
E di që duket një betejë e pamundur për t’u fituar, por ju lutem thyejeni ciklin. Nëse unë e bëra, mund ta bëni edhe ju. Jam e çliruar nga një e kaluar e errët dhe nuk do të kthehem më kurrë pas
-shkroi Arbenita, duke u drejtuar grave që përjetojnë situata të ngjashme.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur sërish debatin për dhunën në familje dhe përgjegjësitë prindërore të figurave publike.