Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një lajm mjaft të hidhur.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka treguar se gjyshi i saj është ndarë nga jeta. Ajo ka postuar edhe një fotografi të gjyshit të ndjerë.

“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur”, ka shkruar Argjira Spanca në postimin e saj.

Nga ana tjetër, moderatorja e njohur ka prekur të pranishmit në emisionin “E Diell” gjatë një puntate kohë më parë dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj.

Argjira ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja më herët, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”.- tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh.

Argjira është në një marrëdhënie dashurie me balerinin e njohur, Graciano Tagani.