Top-modelja ka luajtur përkrah Tom Cruise. “Çfarë më pëlqen tek trupi im? Këmbët e forta”
E ka nisur karrierën si top model, por Hollivudi duket se e ka mirëpritur si aktore fal interpretimit të saj përkrah Tom Cruise, në filmin “Rock of ages”. Sensualja Arielle Reitsma, ka deklaruar se preferon djemtë italian, duke u shprehur se: “Janë më të mirët, nuk tradhtojnë kurrë dhe i duan shumë nënat”.
Me linja trupore që të lënë pa frymë, sytë si mace dhe buzët e plota, Arielle Reitsma, shfaqet e magjishme në kopertinën e revistës “Maxim”.
Në një intervistë për revistën Arielle ka rrëfyer për eksperiencën e saj në Hollivud dhe marrëdhëniet e saj me meshkujt. “Nuk kam arritur të zë miqësi me Tom gjatë xhirimeve të filmit ‘Rock of ages’ (i cili pritet të shfaqet në 22 qershor në kinematë evropiane. Kur recitoja pjesët e mia, ai nuk ndodhej aty”, tregon Arielle, e cila është rritur në Boston, në një familje të thjeshtë dhe për këtë arsye i është dashur të luftojë shumë për të arritur suksesin.
Çfarë pëlqen tek trupi i saj? “Nuk dua të mburrem, por kam këmbë shumë të forta. Nëse shtrëngoj ndonjë mes gjunjëve, vë bast se nuk arrin të luajë më”, thotë bukuroshja amerikane.
Ndonëse për momentin është singël, ajo shprehet e bindur se shumë shpejt do të ketë një familje të bukur dhe do të bëhet nënë.
18 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)