E ftuar në emisionin “A Live Night” që nisi mbrëmjen e sotme në Top Channel nën drejtimin e Ledion Liço, Arilena Ara, foli për marrëdhënien e saj të ngushtë me të atin dhe hapat e para drejt muzikës.

Këngëtarja tha se ka pasur një raport tepër të veçantë me babain e saj, i cili, edhe pse e vogël e trajtonte gjithnjë si të rritur.

“Kam pasur një marrëdhënie të veçantë me babain tim, ishim shumë të ngushtë dhe gjithmonë më trajtonte si të rritur. Kur je e vogël dhe të trajton si të rritur, kjo të jep vetëbesim. Ne dilnim pasditeve në qytet dhe flisnim,” tha Arilena.

Ndërkohë në emision iu shfaqën dhe pamje kur ajo këndonte në moshë fare të vogël.

“X-Factor më ndryshoi jetën 360 gradë. Duhej patjetër të isha aty, për çështje egoje, ambicje, krenarie, doja ta bëja tim atë krenar. Fitova audiconet, gënjeva për audicionet. Isha në 9-vjeçare akoma. X-Factor, përveç punës, talentit, mendoj se fitova se kisha sigurinë dhe vetëbesimin. Ajo që do ndodhte pas emisionit ishte më e rëndësishme” tha Arilena.