Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nga festa pas përfundimit të këtij reality-show.

Në një intervistë të shkurtër me Livian, Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi zbuluan detaje dhe ndanë përjetimet e tyre si opinionistë në Big Brother VIP 5 dhe Fan Club.

Si e përshkruan Arbër Hajdari edicionin e këtij viti me një fjali?

I jashtëzakonshëm. Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm.

A do të jetë Arbër Hajdari opinionist sërish vitin që vjen?

Nuk e di, varet nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme ndoshta nuk jam.

A do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit?

Arjan Konomi është profesor i kësaj pune.