Tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka zbuluar në “Big Brother VIP 2” se ka hyrë për 3 qëllime. Ai u shpreh se qëllimi parësor është që të lërë një përshtypje të mirë te publiku që e ndjek.
“Dua të lë përshtypje shumë të mirë, për ata që më ndjekin. E dyta është që dua të tregojë sakrificat dhe vështirësitë që kam kaluar në jetë, për të arritur këtu ku jam. E treta dua që zhaneri që përfaqësoj të jetë shumë evident dhe të jetë një masë njerëzish që e njohin dhe të kuptojnë çfarë është”, tha Armaldo.
Zhaklina, Ronaldo dhe Herioni ndodheshin afër ruletës, duke biseduar bashkë.