E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ishte ish banorja e “BBV”, Armela Hyseni.
A ka dashuruar ndonjëherë Armela?
Po, kam dashuruar shumë fort. Dashuria është sa e bukur aq edhe e frikshme.
Përse i dhe fund marrëdhenies?
Nuk ishim në të njëjtën faqe të librit. Nuk më mungon sepse për aq kohë sa ishim e shijova, i mora më të mirën. Nuk më merr malli për ish partnerin, më merr malli të dashuroj në atë mënyrë, dashuria është më e bukur sifdomos kur është e dyanshme.
Momenti më i vështirë ne jëtë?
Kur mora vesh që mami është e sëmurë. Ishte fundi im, I frikësohesha shumë, të më sëmurej mami sepse thoja këtë kam, nuk kam tjetër.



