Në një intervistë të shkurtër për “Pushime on Top”, Armina Mevlani ka folur për jetën e saj si nuse, pas martesës.

Mevlani tha se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi kishin një lidhje prej 10 vitesh, vetëm se marrëdhënia është përforcuar akoma më shumë.

Eni Shehu: Çfarë ka ndryshuar si nuse tani?

Armina Mevlani: Asgjë, ne kishim 10 vjet bashkë, dhe jetojmë në një shtëpi prej 8 vitesh. Thjesht marrëdhënia duke ecur maturohet, respekti shtohet, dimë se çfarë do njëri dhe se çfarë do tjetri dhe jemi bërë si shokë të ngushtë se çdo gjë e flasim me njëri-tjetrin. Mensoj se evolon për mirë, kur të dy dinë si ta trajtojnë.