Pavarësisht debateve të shumta që bëjnë në “Big Brother VIP” dhe duken si ‘armiq’ me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm disa prej banorëve janë zgjuar me energji shumë pozitive.
Sot, grupi i Ermionës, i përbërë nga Luizi, Kiara, Olta, Dea dhe Beati, kanë bërë plane për pasi të dalin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte Ermiona që fillimisht ftoi Kiarën për të shkuar te shtëpia e saj në Milano dhe më pas i tha edhe Oltës.
Që të dyja banorët i thanë po, madje edhe Dea kërkoi që t’u bashkohej. Luizi i cili po kujdesej për grupin e tij, iu afrua atyre dhe Ermiona i tha atij që Kiara i ka premtuar se do të shkonin te shtëpia e saj.
Pjesë nga biseda:
Ermiona: Luiz, Kiara më ka premtuar se do vini te shtëpia ime në Milano
Luizi: Të paguara?
Ermiona: Edhe shoferin
Luizi: Direkt sa të dalim
Ermiona: Tre ditë që të më shikoni të vërtetë. Që të dalim nga fryma mbytëse.
Luizi: A do takojmë Fredon?
Ermiona: Po, i fejuari i vajzës.
Olta: Po hajdeni edhe në Valencia se 1 orë 30 minuta është larg.