I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banori i këtij edicioni në Big Brother VIP, Armir Tola. Ai së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin, Lei Krajën dhe Anton Bellon kanë analizuar deri më tani dinamikat dhe situatat që kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kur u pyet në lidhje me raportin dhe krisjen mes Selin dhe Mirit, ish-banori u shpreh se pavarësisht se ka qenë kundër lojës së Mirit në këtë rast ai e mbështet dhe se Selin e ka shfrytëzuar. Kur u ndalën te Gimbo dhe raporti i afërt me Selin që në ditët e para që ka hyrë në shtëpi dhe deri tani, Armir dha mendimin e tij nëse do të lindë një romancë e pastër mes tyre.

Aman, po çfarë romance aman. Ai është një bisht i zgjatuar. Bishti i Selin. Tani Gimbo është treguar dhe pak i zgjuar të them të drejtën për të qëndruar në lojë. Ka shkuar atu ku duhet të shkojë, përdor Gimbo përdor Selin…Gjithësesi po e shfrytëzojnë sa të munden.