Nutricionistja Tea Brame, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth kujdesit të shëndetit dhe trupit tonë, sidomos pas periudhës së pushimeve.

Gjatë bisedës me moderatorin e njohur, Tea Brame dha disa këshilla.

E pyetur ‘a ka ushqime që lidhen direkt me aromën e zonave intime?’, nutricionistja u përgjigj se ‘aroma e djersës, aroma e zonës intime, aroma e spermës tek meshkujt, lidhet me ushqimin që konsumon’.

“Pra nëse ne konsumojmë ushqime fast-food, me yndyra të pangopura, alkool, pije me gaz, do të kemi një aromë më të rëndë. Nëse ne zgjedhim që të konsumojmë proteina të shëndetshme, fibra, karbohidrate në sasi goxha të ulët, por kryesisht fibrat sepse ato janë goxha të rëndësishme dhe na ndihmojnë në pastrim, aroma jonë do të jetë më e lehtë. Heqim atë pjesën që secili është unik në aromat e veta, por po flasim për rëndesën”, tha utricionistja Tea Brame.