Gazetari i njohur, Eno Popi, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e Luan Topi”.
Gjatë kësaj interviste, Popi është surprizuar nga vëllai i tij, Erjoni, i cili ka dalë në ekran për herë të parë.
Pjesë nga intervista:
Erjona: Çfarë vëllai ke qenë ti?
Eno: Marrëdhënia ime me Erjonin ka qenë dhe është një marrëdhënie e ndërtuar në mënyrë të respektit të ndërsjelltë. Unë e di ai ka jetën e vet, rrugën e vet, e respektoj në gjërat që bën, e dëgjoj shumë kur më duhet ta dëgjoj për gjërat që i marr mendimin. Por e di se ne si vëllezër kur ja kërkojmë praninë njëri-tjetrit jemi aty.
Erjona: Pra keni një marrëdhënie të mirë?
Eno: Po!
Erjona: Ndodh që nuk flet fare me vëllain.
Eno: E drejtë, ndonjëherë tironsit edhe e bëjnë këtë. Por ende nuk u kemi hyrë halleve të ndarjeve të tokave dhe pronave, që mund të bëhet ndonjë sebep që të mos flasim.
Erjona: Unë të besoj, të kam mik dhe koleg të vjetër, por thashë sikur ta pyes Erjonin vetë çfarë vëllai je? Mund ta pyes?
Eno: Mos me thuaj se im vëlla është këtu
Erjoni: Arsyeja pse ziheshim ka qenë telekomanda e televizorit. Pastaj me kalimin e kohës raporti bëhet më i afërt. Teksa rriteshim, ai më i madh se unë, e kam parë si një idhull. Eno e ka nisur shumë herët pjesën mediatike, radion e pastaj në televizion. E shikoja me qejf dhe admirim, ndonjëherë thosha ti provoj dhe unë këpucët e Enos por ishte e pamundur se ky e ka këmbën shumë të vogël.
Erjona: Por ka mendjen e madhe
Erjoni: Sigurishtr
Erjona: The Enon e kisha idhull, ja kishe thënë ndonjëherë?
Eno: Nuk ma ka thënë, është hera e parë që ma thotë
Erjoni: Nuk ja kam thënë, s’ke për ta dëgjuar më
“Arsyeja pse ziheshim ka qenë…”/ Vëllai i Eno Popit habit me deklaratën që ia thotë për herë të parë
Gazetari i njohur, Eno Popi, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e Luan Topi”

