Një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol në lidhje me vitet ’80 dhe kohët e sotme. Se si kanë ndryshuar gjërat ndër vite.

“Vitet ’80 kishin një gjallëri që sot duket e paarritshme. Neonet që ndiznin rrugët, sallat e lojërave me zhurma dhe drita, kasetat që nuk pushonin kurrë. Të gjitha krijonin një realitet më të ndritshëm, më plot ngjyra. Edhe shtëpitë ishin pasqyrë e asaj energjie, tapete me motive, perde me lule, mobilie të ngrohta dhe kopshte të mbushura me jetë. Një botë ku njerëzit dukeshin më të hapur, më spontanë, më të guximshëm për ta treguar veten e tyre.

Sot ngjyrat duket se i kemi më shumë në ekran se sa në përditshmëri. Kalojmë mbi 6 orë në ditë para smartphone-it, ndaj kultura dhe ritmi i ynë i duket vetes më i zbehtë, jo sepse bota jashtë ka humbur ngjyrat por sepse nuk e shohim më. Tani jetojmë me tone neutrale që duken të sigurta por shpesh pa jetë”, kështu nisi emisioni i pasdites së 11 dhjetorit.

Ndërkohë i ftuar në studio ishte aktori i njohur, Gert Ferra, i cili kishte zgjedhur që të vishej si në vitet ’80, me ngjyra.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banori i “Big Brother VIP 4” e surprizoi moderatoren e njohur me një lule, duke thënë se në atë kohë djemtë ishin më gentleman.

“Vitet ’80, një nga gjërat me dominuese, kishte ende gentleman në ato vite. Dhe ti je një kuqezi shumë e bukur sot”, i tha aktori Ferra Bietës, e cila e falënderoi për gjestin e bukur.