
Francesca Eastwood, vajza e të madhit Clint Eastwood ka bërë sërish që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo. Pasi ka prerë me një motosharrë dhe më pas ka djegur një palë këpucë shumë të shtrenjta të firmës ‘Christian Louboutin’, këtë herë ajo ka shkuar edhe më larg me iniciativën e saj shkatërrimtare ndaj superluksit.

Në puntatën e radhës të emisionit reality show ‘Mrs Eastwood & Company’, ajo do të presë me motosharrë dhe do t’i vërë flakën një çante të kuqe krokodili ‘Birkin’, të firmës ‘Hermes’, një nga më të dëshiruarat dhe më të shtrenjtat në botë. Vlera e kësaj çante, nëse është me të vërtetë një model origjinal, shkon deri në 100 000 euro. Gjesti i çuditshëm, të cilin Eastwood e cilëson si “artistik” (qëllimi është që të zhvlerësojë një nga simbolet më të mëdha të luksit dhe të konsumizmit), ka bërë që ajo të marrë edhe kërcënime me vdekje në ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’.
30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)