Artisti i famshëm, Post Malone, është ndarë nga Christy Lee mes një beteje për kujdestarinë e fëmijës së tij me ish-të fejuarën e tij, Hee Sung “Jamie” Park.
29-vjeçari filloi të dilte me stilisten menjëherë pas ndarjes nga ish-e fejuara nëntorin e kaluar. Burimet i tregojnë TMZ se Malone dhe influencuesja u ndanë rreth një muaj më parë. Publikimi vëren se nuk dihet nëse ndarja ishte miqësore.
Ata u panë për herë të parë së bashku në janar, gjatë një darke në Romë. Në mars, ata u shfaqën në një video në rrjetin social “TikTok”, të ngarkuar nga një fans që i pa në një bar. Çifti dukej i dashuruar, me krahun e Christy-t të mbështjellë rreth krahut të këngëtarit.
Ndërkohë Malone është në një betejë kujdestarie me ish-partneren e tij, “Jamie” Park, për vajzën e tyre trevjeçare, e cila në dokumentet ligjore përmendet si “DDP”.
Në maj, ai paraqiti një kërkesë në gjykatë që procedurat të mbahen në shtetin e Utah-ut. Dokumentet ligjore, të paraqitura nga avokatja e tij, Laura Wasser, thonë se fëmija po rritet atje.
Post Malone dhe Hee Sung “Jamie” Park
Ish-e fejuara e tij ngriti një peticion të ngjashëm në gjykatën e Qarkut të Los Angeles, duke kërkuar kujdestarinë primare dhe kohë të kufizuar me vajzën e tyre. Megjithatë, Malone argumentoi në gjykatë se ajo e ngriti peticionin në mënyrë strategjike në Los Angeles, duke besuar se vendndodhja do t’i jepte asaj një avantazh në betejën ligjore.