Një artist ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar skulpturën më të vogël të të gjitha kohërave, aq të vogël sa nuk mund të shihet nga syri i njeriut. David A. Lindon, 56 vjeç, bëri 34 përpjekje për të krijuar “Fytyrën e Verdhë të Buzëqeshur”, e cila mat vetëm 11.037 me 12.330 mikronë.

Ai më parë kishte mbajtur Rekordin Botëror për skulpturën më të vogël të punuar me dorë, të quajtur Tulla Lego, e cila matte 0.02517 mm me 0.02184 mm. Ai kaloi gjashtë javë duke u përpjekur të thyente rekordin e tij, duke përdorur diamante të thërrmuara dhe qime mikroskopike mizash për të krijuar veprën e cila, sipas tij, është afërsisht sa madhësia e një bakterie.

Ajo që bëj është krejtësisht çmenduri, por në thelb është art i mirë. Do të doja të përpiqesha të lija diçka si trashëgimi. Jam shumë i kënaqur që kam arritur ta krijoj këtë. Fillova të bëj skulptura sepse pashë një program televiziv që më frymëzoi. U zgjova në mes të natës dhe mendova, ‘Mund ta provoj, mendoj se mund të marr një mikroskop dhe mendoj se e di si bëhet.’ Mendova se ndoshta mund të zvogëlohesha pak. Tani e gjej veten të frymëzuar për të parë se sa i vogël mund të zvogëlohem. Kam thyer rekordin tim botëror. Më është dashur të marr hua një mikroskop Nikon nga Amsterdami dhe më dërguannjë lente më të fuqishme në mënyrë që të isha në gjendje të punoja me të. Më duheshin rreth gjashtë javë dhe 34 përpjekje për të krijuar këtë kryevepër të mrekullueshme mikro. një fytyrë shumë të vogël të qeshur.

Davidi tha se ishte mirënjohës ndaj Dr. Sarah Elliott dhe Jack Rose nga Universiteti i Bournemouth për matjen e rekordit të ri botëror dhe shtoi se një skulpturë në miniaturë e një certifikate diplomimi do t’i dhurohej institucionit për të frymëzuar brezat e ardhshëm.