Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me publikun një lajm të bukur nga jeta e saj personale. Artistja ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm edhe për ndjekësit e saj.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa fotografi ku shfaqet unaza e fejesës, ndërsa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi “Will You Marry Me?”.

Çifti, që prej kohësh është komentuar në mediat rozë për historinë e tyre të dashurisë, ka hedhur tani hapin më të madh drejt kurorëzimit.

Unaza elegante me një gur të madh ishte në qendër të vëmendjes, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e artistes.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë dashurinë këtë vit. Lajmi për fejesën ka sjellë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, të cilët e kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të gjatë e të lumtur së bashku.